0.1 C
New York
Sunday, February 22, 2026

Buy now

Alexis Mac Allister heroi, Liverpooli në “frymën e fundit” e mposht Nottingham Forestin

- Advertisement -

Liverpooli në minutën e fundit të kohës shtesë e ka siguruar fitoren e madhe në udhëtim te Nottingham Foresti.

Vendasit zhvilluan paraqitje më të mirë por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 0-1 në të mirë të “Reds”.

Nottingham ishte larg skuadër më e mirë në pjesën e parë, ku kishin disa raste shënimi përmes Callum Hudson-Odoi, Gibbs-White dhe Anderson, por që asnjëri prej tyre s’i finalizuan.

Vendasit në fakt tentuan plot 10 herë megjithatë assesi s’ia dolën ta thyejnë portën mysafire.

Në pjesën e dytë, Liverpool mbajti posedimin por që nuk është që krijoi ndonjë rast të rrezikshëm.

Në fakt, Alexis Mac Allister realizoi në fund, por që goli u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.

Argjentinasi pastaj bëri heroin për t’u gjendur në vendin e duhur nga një top i kthyer dhe ia siguroi Liverpoolit pikët e plota (90+5’).

Kësisoj, Liverpooli qëndron në pozitën e gjashtë me 45 pikë ndërsa Nottingham zë vendin e 17-të me 27 sosh./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit