23.7 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Alexander-Arnold “kapet” duke nënshkruar fanellën e Real Madridit

- Advertisement -

Trent Alexander-Arnold është parë duke nënshkruar një fanellë të Real Madridit, teksa po shijon pushimet me yllin e Mbretërve, Jude Bellingham.

Alexander-Arnold po bënë pushimet me Bellingham pas Euro 2024, në të cilin Anglia përfundoi si nënkampione, edhe një herë, pas një disfate zemërthyese ndaj Spanjës. Real Madridi është lidhur me një lëvizje mahnitëse për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë nga Liverpool këtë verë, dhe ai tani është fotografuar duke nënshkruar një fanellë të Los Blancos te Six Flags në ShBA.

Pasi vendosi nënshkrimin e tij në fanellë – që mund të mos thotë asgjë, por sigurisht që do të ndezë titujt e mediave – Alexander-Arnold u fotografua gjithashtu duke hipur në një lojë argëtuese me mesfushorin.

Alexander-Arnold dhe Jordan Henderson në fakt bënë një përpjekje për të bindur Bellinghamin të bashkohej me Liverpool, por nuk ishin në gjendje ta bënin këtë. Tani, Bellingham dhe Trent mund të bëhen bashkë në Spanjë.

Trent Alexander-Arnold Angli 2024

Dyshja do të përfundojnë pushimet e tyre përpara se të kthehen në klubet e tyre përkatëse. Reali do të përballet me AC Milan më 1 gusht, ndërsa Liverpool do të luajë kundër Arsenalit në të njëjtën ditë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit