Fillimi mbresëlënës i sezonit të Liverpoolit është lënë në hije nga pasiguria që është krijuar rreth situatës së kontratave të disa lojtarëve, duke përfshirë këtu edhe Trent Alexander-Arnold.
Alexander-Arnold ka qenë një lojtar i rëndësishëm në sukseset e Liverpoolit gjatë viteve të fundit andaj e ardhmja e tij mbetet një prioritet kryesor për klubin.

25-vjeçari ka konfirmuar përkushtimin ndaj Liverpoolit për pjesën e mbetur të sezonit por ka vendosur dy kushte të qarta për kontratën e re.
Duke folur për gazetarët, Alexander-Arnold ka zbuluar se trofetë do të jenë faktori kryesor në vendimin e tij.
“Ka të bëjë me fitimin e trofeve, e tëra është kjo”, ka thënë fillimisht reprezentuesi anglez.
Sidoqoftë, ai gjithashtu ka kërkuar nga trajneri Arne Slot që ta shtyjë atë drejt lartësive të reja.
“I thashë atij se dua të jem mbrojtësi me të cilin askush nuk dëshiron të përballet në Evropë. Ai u pajtua që të jetë i vështirë ndaj meje, duke më treguar çdo gabim që bëjë”, ka thënë ai.
Komentet e Alexander-Arnold sugjerojnë dëshirën e tij për të qëndruar, por që fillimisht Slot dhe Liverpool duhet të plotësojnë pritshmëritë e tij.