Trent Alexander-Arnold ka kërkuar një kontratë afatgjatë dhe një angazhim për ta bërë atë kapiten të Liverpool-it nëse do të qëndrojë në Anfield.
Liverpool ka refuzuar një ofertë për Trent Alexander-Arnold nga Real Madrid.
Nuk kishte asnjë ofertë zyrtare, por u bë një kërkesë nga pala spanjolle.
Alexander-Arnold i skadon kontrata në fund të sezonit dhe raportimet në Spanjë kanë thënë se 26-vjeçari ka informuar Liverpool-in se dëshiron të luajë për Madridin.
Reali tani është i lirë të flasë drejtpërdrejt me Alexander-Arnold për një parakontratë, shkruan Skynews.