Alex Rodriguez ka bërë një paraqitje në “The Martha Stewart Podcast” ku ka diskutuar për ish-in, Jennifer Lopez.
Alex u pyet për marrëdhënien e tij me JLO, si dhe çfarë mendon tani pas ndarjes.
Ai u përgjigj:
“Ne kaluam shumë mirë. Më e rëndësishmja është që ne gjithmonë I vendosim fëmijët përpara çdo gjëje. Ja çfarë do t’ju tregoj për Jenniferin.. ajo është qenia njerëzore më e talentuar që kam takuar ndonjëherë. Unë mendoj se është interpretuesja më e madhe si dhe më e mira që ekziston”.
Ai u pyet edhe për jetën pas lidhjen me Jennifer.
“Jeta është shumë e mirë. Unë jam më fat. Zgjohem çdo mëngjes dhe e falënderoj Zotin për shëndetin, për vajzat e mia të bukura të cilat tani janë 17 dhe 14 vjeçe. Për momentin këto janë fokusi im. E dini, babai më vdiq kur isha në moshën 10 vjeçare dhe më kujtohet se kur isha I ri lutesha duke I thënë Zotit se nëse më jep ndonjëherë mundësinë të jem baba, kjo do të jetë përgjegjësia ime numër një në jetë. Dhe kjo ka qenë dhurata më e madhe”, përfundoi ai.