Alessandra Ambrosio, 44 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen teksa ka pozuar me bikini të bardha nga linja e saj GAL Floripa, të krijuar së bashku me motrën dhe miken e saj.
Supermodelja braziliane po promovonte ofertat e Black Friday, ku koleksioni i rrobave të banjës arrin deri në 70% zbritje.
Në videon dhe fotografitë e realizuara në Brazil, Ambrosio shfaqet në super formë, duke rikujtuar pse vazhdon të mbetet ndër ikonat më të mëdha të modelimit, shkruan DailyMail.
Kjo paraqitje vjen pak kohë pasi ajo u rikthye në skenën e Victoria’s Secret.
Paralelisht me suksesin profesional, modelja po përjeton edhe një romancë të lumtur me partnerin e saj, stilistin Buck Palmer.
Sipas burimeve për Daily Mail, lidhja e tyre është bërë shumë serioze dhe dyshja janë “të dashuruar marrëzisht”, madje nuk përjashtohet mundësia e martesës në të ardhmen.
Ambrosio dhe Palmer u bënë zyrtarisht çift në Instagram në dhjetor 2024, dhe prej asaj kohe burime të afërta tregojnë se modelja e sheh këtë lidhje si një nga më të qëndrueshmet e jetës së saj.










