26.3 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Alesha Dixon mahnit me stilin e saj dhe paralajmëron projekt të ri pas hapit të madh në karrierë

- Advertisement -
Alesha Dixon tërhoqi vëmendjen e fansave me një seri fotografish provokuese të publikuara në Instagram, ku shfaqet në formë të shkëlqyer me një reçipetë të zezë me detaje perlash dhe pantallona të ngushta.

Në imazhe, ylli 46-vjeçar i “Britain’s Got Talent” theksoi muskujt e barkut dhe kompletoi pamjen me bizhuteri të shumta dhe syze dielli.

Në përskrimin e postimit, Alesha ndau një mesazh enigmatik: “Pushoni dhe rimbushni energjitë! Kthehemi në punë të hënën!”, duke shtuar se diçka po vjen, shkruan DailyMail.

Ky njoftim i paqartë shkaktoi reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e pyetën me padurim se çfarë lajmi emocionues po përgatit.

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja dhe prezantuesja britanike zbuloi një ndryshim të rëndësishëm në karrierën e saj, duke kaluar nga muzika në industrinë e filmit.

Ajo është emëruar producente ekzekutive e filmit të shkurtë “Zambaku i Zjarrit”, një projekt që trajton temën e abuzimit sistematik të pushtetit dhe që është shkruar nga Phil Dunn.

Alesha u shpreh e emocionuar për këtë hap të ri: “Jam e nderuar dhe e emocionuar që do t’i bashkohem një ekipi krijuesish të shkëlqyer dhe do të shikoj ‘Zambakun e Zjarrit’ të lulëzojë. Besoj se ky film do të ketë një ndikim të fuqishëm dhe do të frymëzojë shumë njerëz”.

Ky është roli i saj i parë madhor si producente në film, pas eksperiencës së mëparshme në videoklipin e saj “Chargie”.

E njohur fillimisht nga grupi R&B dhe garage Mis-Teeq në fillim të viteve 2000, Alesha ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si prezantuese televizive dhe gjyqtare në “Britain’s Got Talent” që prej vitit 2012.

Të ngjashme

Të fundit