2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Aleksandar Arsenijeviq zhvendos protestën në Prishtinë, protesoi gjatë kohës sa EULEX-i prezantoi raportin për sistemin e drejtësisë

- Advertisement -

Partia e serbëve të Kosovës “Demokracia serbe” sot ka mbajtur një protestë në Prishtinë para objektit në të cilën Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) prezantoi raportin për drejtësi.

Anëtarët e kësaj partie mbanin një pankartë me fotografi të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët i akuzojnë për “sjellje të paligjshme” dhe publikim të përmbajtjeve, sipas tyre “të papërshtatshme” në rrjetet sociale.

Kryetari i “Demokracisë Serbe” ka thënë se janë dhjetëra raste të raportuara nga serbët në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

“Sot, qëllimi ynë është t’i shtyjmë ata (EULEX) të bëjnë punën e tyre, të përmbushin mandatin e tyre. Është e pamundur që të gjitha këto të mos i kenë parë në rrjete sociale gjithë këto vite. Atëherë misioni i tyre nuk ka absolutisht asnjë kuptim”.

Protesta u shoqërua me fishkëllima dhe thirrje “propagandë”.

Arsenijeviq ka thënë se janë duke planifikuar më shumë aksione në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Kemi filluar në Prishtinë, ndoshta herën tjetër do të jetë Gjakova, Vushtrria apo Peja. Sepse gjithçka që ata po bëjnë do të marrin një përgjigje më të shpejtë dhe më kreative nga ne”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit