Aleatët kanë filluar ta ‘godasin’ presidentin amerikan, Donald Trump pasi ky i fundit i ndëshkoi me tarifa doganore.
Spanja, Zvicra dhe India kanë bërë të qartë se janë lodhur nga taksat dhe ultimatumet e Uashingtonit.
Madridi u tërhoq nga një marrëveshje me vlerë shumë miliarda dollarë për blerjen e aeroplanëve F-35, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi rritjen e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen në 5 për qind.
Në Zvicër, po shtohen thirrjet për anulimin e të njëjtës porosi për avionë luftarakë, për shkak të taksave prej 39 për qind nga SHBA-ja.
India gjithashtu është gati të ndalë blerjet e armëve amerikane si përgjigje ndaj kërcënimeve për tarifa.
Këto lëvizje godasin thelbin e eksportit të mbrojtjes së SHBA-së, duke krijuar rreziqe për të gjithë industrinë e armëve dhe duke minuar statusin e Amerikës si furnizuesi më i madh i armëve në botë.