Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) ka uruar Memli Krasniqin për rizgjedhjen në krye të PDK-së.
PDK-ja e shpërndau këtë urim të këtij subjekti politik.
“Urime Memli Krasniqit për rizgjedhjen e tij unanime si Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK! Nën udhëheqjen e tij, PDK ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm përpara – duke përqafuar vlerat liberale demokratike dhe duke u bërë një anëtare e respektuar e familjes sonë politike. Presim me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në si një partnere e përkushtuar për një Kosovë më të lirë, më të drejtë dhe më evropiane”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.