Gjatë bisedës në T7, Gucati ka treguar se nuk ia ka zgjatur fare dorën Bislimit kur me këtë të fundit ishte takuar në korridor derisa zv.kryeministri po vizitonte Rexhep Selimin në burg. Hysi ka thënë s’e ia ka lënë “dorën kaci”, kur Bislimi deshi ta përshëndeste.

“Unë e kam taku në korridor po s’ja kam dhanë dorën. Jo s’ja kam dhanë dorën. Ai ka ardhë me vizitu Rexhen, shumë mirë ka bërë që e vizitoi gjeneralin. Ai ma zgjati dorën, unë hiç. I thash m‘fal, u thash gardianëve çomni n’dhomë. Me të u takuam në korridor por s’ja kam dhënë dorën”, ka thënë Gucati.

Po ashtu as takimi brenda burgut, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka shkuar siç duhet. Gucati tha se është bërë me nerva kur Haxhiu e ka pyetur atë, pse Thaçi refuzoi takimin me ministren e Drejtësisë.

“Me Albulenen jam takuar unë, baçi Jakup, Rexha, Pjetri. Po s’kem mujt me cu deri në fund vizitën se ajo me pyeti pse Thaçi s’ka pranu ftesën mu m’u taku me mua. I thash ato janë ftesa private dhe fund qysh me të pranu kur ti i ke thënë shko Hashim n’burg. I tash, këtë pyetje mos ma ba mua, tek e fundit ka arsye reale pse s’u taku me ty dhe jam larguar si shenj pakënaqësie dhe kam dal”, ka thënë Gucati në emisionin Frontal.