7.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Albulena Haxhiu për deklaratën e ambasadorit amerikan: S’bëhet fjalë për urinim, u habita pak

- Advertisement -

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së fundi ka komentuar deklaratën e ashpër të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier ndaj Qeverisë së Kosovës: “Mos urino në derën e klubit ku do të hysh”.

“DPT te Fidani”, Haxhiu u pyet nëse ka ndryshime të raporteve Kosovë-ShBA, duke theksuar edhe këtë deklaratë të ambasadorit.

“Unë mendoj, së pari, duhet theksuar që secili veprim i Qeverisë është në përputhje me ligjin dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për sa kohë, Kosova është vend properëndimor, konstruktiv, në anën tjetër, përballë nesh kemi një vend si Serbia, që është ndoshta vendi më pro-rus që njohm. Dhe duke qenë kështu, gjithnjë presioni ka ardhë në drejtim të Kosovës, pra në vend që, masat e sanksionet t’i vendosen Serbisë, edhe masat, edhe këto deklarime i janë bërë Kosovës. Konsideroj që Kushtetuta e Kosovës nuk është kërkesë maksimale, në kuptimin që ta respektosh Kushtetutën nuk do të thotë që je anti-amerikan. Duke pasur parasysh se vetë partnerët tanë kanë qenë të përfshirë në këtë proces…” – tha ajo, transmeton Nacionale.

Sipas haxhiut, ambasadori i di “vlerat pro-perëndimore të Kosovës”, dhe “nuk bëhet fjalë për urinim”.

“Vlerat properëndimore që i përqafon Republika e Kosovës, do të thotë, këtë ide edhe ambasadori amerikan. Unë jam e bindur që këtë e di edhe ambasadori amerikan, më falni që po shprehem kështu, këtu s’bëhet fjalë as për një urinim, edhe një herë kërkoj ndjesë nga shikuesit tuaj, dhe as për pështyrje të atyre vlerave, ne kemi mësuar nga ato velra, edhe si popull, si qeveri, si shtet, si përqafojmë ato.

Kosova është vend demokratik, prandaj çfarëdo veprimi jonë në këtë drejtim, ka qenë edhe i ligjshëm. Për mua ka qenë pak e habitshme një deklaratë e tillë, por vlerësoj që duhet të kuptohet se përsa kohë jemi një vend shumë properëndimor, kemi një shtet përballë vetës që është prorus, dhe nuk guxojmë të tolerojmë ambiciet e Serbisë të shtyhen përpara.” – tha ajo tutje.

Megjithatë, pyetur sërish nëse ka ftohje të raporteve, Haxhiu refuzoi të përgjigjet.

“Unë të ftoj që ta diskutosh këtë më tutje me ambasadorin amerikan, unë nuk kam se çka të shtoj më tepër përveç të them se Qeveria është në përpjekje maksimale për të pasur ende ligj në veriun e vendit tonë, mendoj që në këtë drejtim është dashur të kemi mbështetje edhe nga miqtë tanë. Ata na kuptojnë, por disi ka një kërkesë të vazhdueshme që veprimet tona të bëhen pak më vonë, e si dihet edhe sa vonë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit