Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka zbuluar informacionet nga takimet me ndërkombëtarët.
Ajo ka thënë se partnerët ndërkombëtarë kanë deklaruar që Lista Serbe e voton Vettingun, nëse qeveria e bënë Zajednicën.
“Ka pas zëra edhe tek partnerët tanë që nëse qeveria Kurti e bënë Zajednicën, Lista Serbe e voton vettingun, por ne nuk kemi dashur të hyjmë në një diskutim të tillë. Partnerët kanë thënë që ne kemi folur me Listën Serbe për Vetting, por kërkesa e tyre është Zajednica. Ne nuk kemi pranuar ta bëjmë Zajednicën”, tha Haxhiu në ATV.






