Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka replikuar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, e cila tha se në Kosovë nuk ka femicid.
Haxhiu tha se me fjalimin e Haxhiut për gratë dhe vajzat, inkurajohen vrasësit dhe dhunuesit.
“Dhunuesit dhe vrasësit inkurajohen nga fjala jote derisa flasin. Arsyeja pse janë vrarë gratë, është vetëm sepse janë gra. E nderuar deputete, të ftoj të bashkoheshh në luftën kundër femicidit. Po, në Kosovë ka femicid”, u shpreh Haxhiu.
Mes tjerash ajo i tha deputetes së PDK-së se nuk ka te drejtë të flaës në atë formë në Kuvend.