Albulena Haxhiu i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

Për këtë, ajo tha se e ka njoftuar presidenten Vjosa Osmani.

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit