Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është deklaruar pas pretendimeve të deputetit të VV-së, Haki Abazit për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.
“Së pari para se të dalë në një konferencë për media të bëjë akuza të tilla duhet të shkoj në Prokurorinë Speciale.
Unë nuk e di për çka deputeti e ka fjalën.
Është e rëndësishme që ta njoftojë Prokurorinë Speciale, të bashkëpunojë e mos të fshihet.
Siç kam njoftuar unë dhe zëdhënësi im kemi dhënë deklaratat për institucionet e Kosovës për të gjitha informacionet që i kemi.
Çdoherë të do jem e gatshme t’i shërbej drejtësisë”, u shpreh ajo para mediave