Gazetari Lirim Mehmetaj ka njoftuar se ndaj tij ka ngritur padi Ministrja e Drjetësisë, Albulena Haxhiu, por se ende nuk është në dijeni për çka.
Megjithatë, Mehmetaj tha se ka një pyetje:
“Cfare kupimi ka te dilet cdo dite ne konferenca per media per te treguar se si nuk i beson sistemit te drejtesise e me pas te perdoresh ate sistem te korruptuar per te vendosur drejtesi? Kap zgjidhe misterin e rastit Dehari oj zonje se ate ua ke premtuar militanteve, hiqu budallaqeve”, shkroi Mehmetaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Me paska paditur Albulena Haxhiu.
Akoma s’e di per cka, por nje pyetje kam.
Cfare kupimi ka te dilet cdo dite ne konferenca per media per te treguar se si nuk i beson sistemit te drejtesise e me pas te perdoresh ate sistem te korruptuar per te vendosur drejtesi?
Kap zgjidhe misterin e rastit Dehari oj zonje se ate ua ke premtuar militanteve, hiqu budallaqeve.