0.5 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Albulena Haxhiu e “dashuruar” në kajranfila, shpenzon 1900 euro për lule

- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1900 euro për blerje të luleve. Sipas tenderit, me këto para më së shumti do të blihen kajranfila.

Albulena Haxhiu duket se është fort merak në kajranfila.

Dëshirën saj për këto lule ia ka plotësuar institucioni që ajo drejton, Ministria e Drejtësisë, e cila edhe ka dhënë një tender për furnizim me lule.

Për blerjen e këtyre luleve do të shpenzohen 1900 euro të buxhetit të shtetit, shkruan Demokracia.com.

“Furnizimi me lule për Ministrinë e Drejtësisë. Data e dhënies së kontratës 08.10.2024. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 09.10.2024. Numri i tenderëve të pranuar: 2. Emri dhe adresa e operatorit ekonomik, të cilit i është dhënë kontrata Orchide Flower SH.P.K. Vlera e përgjithshme e kontratës 1,900.00 euro”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Në tenderin e dhënë është treguar se do të blihen disa lloje të luleve, por më së shumti do të ketë kajranfila, fiks 200 copë.

“Buqeta lulesh të freskëta e mesme copë 40. Buqeta lulesh të freskëta e madhe copë 30. Ikibane komplet i vogël copë 10. Ikibane komplet i mesëm copë 10. Kurora lulesh për përkujtime të mesme copë 3. Kajranfila copë 200”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit