9.6 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Albright do të kishte qenë një dëshmitare fantastike, thotë avokati i Thaçit (VIDEO)

- Advertisement -

Procesi i dëgjimit të dëshmitarëve mbrojtës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve në Hagë , tashmë ka përfunduar.

E avokati i ish-presidentit të Kosovës, Pierre Richard Prosper, tha se do të donte të kishte në listë edhe persona tjerë, por që disa nga ta tashmë kanë vdekur.

Në mesin e tyre, ai thotë se ish-Sekretarja e Shtetit Amerikan, Madeleine Albright, do të kishte qenë një dëshmitare fantastike.

“Epo ka shumë njerëz që do të mund t’i ftonim. Dhe nëse fillojmë të flasim për ata që kanë ndërruar jetë, sekretarja Albright do të ishte një dëshmitare fantastike. Poashtu ish-ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Z. Cook, lista është e gjatë. Edhe vetë Mike Jackson, pikërisht”.

“Ka edhe të tjerë që do të mund t’i thërrisnim por na duhej të merrnim një vendim dhe të përcaktoheshim. Kishim edhe kohë të kufizuar për ta paraqitur rastin dhe zgjodhëm dëshmitarët që e kishin të mundur të vijnë menjëherë. Por kjo është një çështje që, epo do të kishim shumë më shumë dëshmitarë po të kishim më shumë kohë ose nëse do të ishin në mesin tonë sot”, potencoi ai në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai tha se nuk ka pasur mundësi të flasë me ish-sekretaren Albright për këtë çështje.

Prosper shtoi se pikëpamjet dhe njohuritë e saj, jo vetëm për situatën në Kosovë, por edhe për tribuanalet ndërkombëtare kanë qenë shumë të qarta.

“Por mund ta them me konfidencë, sikur që ka bërë Jamie Rubin dhe pastaj edhe ambasadori Hill, është se ajo do t’i jepte jehonë pikërisht asaj që kemi dëgjuar nga Mbrojtja dhe ajo është fakti që nuk ka pasur komandë dhe kontroll mbi individë të UÇK-së dhe mbi komandantët e zonave, dhe se Hashim Thaçi nuk duhet të jetë këtu sot!”, u shpreh ai. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit