Sipas mediumit Foot Mercato, Olympique Lyon ka formuluar një ofertë për sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani.
Oferta kap shifrën e 6 milionë eurove, derisa klubi Çek Sparta Praga kërkon 8 milionë. Mbrëmë drejtori i skautimit të Lyon, Louis Jean deklaroi që skuadra Franceze do të afrojë medoemos një sulmues startues deri në përfundim të merkatos.
Kujtojmë që kjo për Albion Rrahmanin do të ishte një hap i madh në karrierë, pas ngritjes së jashtëzakonshme të formës viteve të fundit.