Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe Sparta Pragës, Albion Rrahmani është ndër emrat e përfolur, ndërsa West Ham United po shton kërkimin për një sulmues të ri në afatin kalimtar të janar.
Callum Wilson është aktualisht numri nëntë më i mirë në klub, por trajneri Nuno Espirito Santo nuk e ka nisur me sulmuesin anglez si titullar në asnjërën nga tre ndeshjet e fundit të “Çekanëve”.
West Ham po i jep përparësi një sulmuesi të ri në javët e ardhshme, pasi aktualisht duket se janë të destinuar të bien nga Liga Premier këtë sezon.
Sipas mediumit të afërt me klubin londinez thewesthamway.com, West Hami po kërkon ta sjell Rrahmanin në ‘London Stadium’ këtë dimër.
Lojtari i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 12 gola në 32 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe është vënë në radarin e trajnerit Espirito Santo.
25-vjeçari aktualisht po luan te Sparta Praga, duke iu bashkuar atyre verën e kaluar nga Rapid Bukureshti.
Është pohuar se West Ham e admiron Rrahmanin, por ende nuk ka bërë ndonjë lëvizje për ta blerë atë.






