Sparta Praga ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4-0 ndaj Aktobes, për të siguruar kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.
Të gjithë golat gjiganti çek i shënoi në pjesën e dytë, teksa në listën e realizatorëve nuk mungoi as Albion Rrahmani.
Rrahmani shënoi në minutën e 94-të të takimit për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4-0.
Për këtë takim i ftuar ishte edhe Ermal Krasniqi, por që ai nuk mori minuta fare nga trajneri Brian Priske.
Kujtojmë që Rrahmani e ka nisur me këmbë të mbarë edhe edicionin e ri në elitën e futbollit çek.
Në ndeshjen e fundit që Sparta e zhvilloi në shtëpi ndaj Mlada Boleslav, Rrahmani e gjeti golin duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë.