Sparta Praha ka arritur që të kualifikohet në raundin e ardhshëm të Kupës së Çekisë, pas triumfit me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Artis.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi duke realizuar për rezultatin 1-0 në minutën e 27-të përmes John Mercados.
Teksa po i afroheshim fundit të pjesës së parë, vendasit ia dolën që të barazojnë gjithçka me anë të Quadri Adebayo Adediran që realizoi për 1-1.
Me rezultat të barabarët 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë kur dukej se nuk do të mjaftonin 90 minuta për t’u përcaktuar fituesi, në skenë doli Albion Rrahmani i cili realizoi golin që kualifikoi tutje Sparta Prahën.
Sulmuesi kosovar u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 89-të për të realizuar për rezultatin përfundimtar 2-1.
Ky gol ishte tejet i nevojshëm për Rrahmanin i cili kishte një kohë të gjatë pa shënuar gol, ndërsa tani shpresojmë se ai do t’i rikthehet normalitetit.






