Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani ka debutuar natën e së premtës me skuadrën e tij të re Rapidin e Bukureshtit.
Rrahmanit nuk i’u desht shumë kohë ta tregojë vetën e tij pasi vetëm pas 20 minutave ai ka shenuar gol.
Rrahmani u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shenoi në minutën e 65.
Rapidi i Bukureshtit momentalisht po dominon skuadrën e Craiovas pasi është dy gola në avantazh (4:2).
Rrahmani u transferua tek Rapidi i Bukureshtit në fillim të muajit gusht, për 600 mijë euro.