Albion Rrahmani është takuar sonte me trajnerin Ilir Daja, me të cilin punoi për dy vjet te Ballkani.
Futbollisti kosovar, i cili po shkëlqen në Rumani me Rapid Bukureshtin, ka zbarkuar në Kosovë për t’iu bashkua Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit.
E ndërkohë, ai është takuar me ish-trajnerin e tij, të cilit ia ka dhuruar një fanellë të tij të Rapidit.
Ndërkohë, ish-sulmuesi i Malishevës e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka falënderuar trajnerin shqiptar për këshillat dhe për mësimet që ia dha në kohën sa punuan së bashku në Suharekë.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e përfaqësuesit të ri kosovar.