Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, nisur nga kryeministri Albin Kurti e deri te deputetët, kishin zgjedhur që rregullimin e flokëve ta bëjnë te frizeri i njohur në Prishtinë, Armend Gashi. E ky i fundit, përpos që arriti të rehatohet vet në një shkollë të kryeqytetit si floktar, edhe gruaja e tij u punësua në Ministrinë e Drejtësisë, të udhëhequr nga Albulena Haxhiu.
Kur jemi te ministrja Haxhiu, gjithçka nisi te një fotografi e saj, me flokë të rregulluara, që salloni ‘Vogue Hair’ e kishte sponsorizuar nëpër rrjete sociale.
Se frizeri Armend Gashi punon në “Shtejfën Gjeçovi”, këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i kësaj qendre, Blerim Gërvalla.
E floktari Gashi pasi u pyet nga mediat për punësimin e gruas së tij, kishte deklaruar kështu:
“Nuk kam çka komentoj un, Albulena dhe gruaja (Brikena) jan shoqëruar shum më herët se që e njoh Albulenen”, ka deklaruar Armendi.
Ai ka thënë se sallonin e tij e vizitojnë politikanë të ndryshëm.
Me pak kërkim në google, na dolën fotografi kryesisht të zyrtarëve të VV’së që ishin rregulluar te ky sallon, si Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevci etj.