Pas një vale reagimesh në rrjete sociale mbi një interpretim të këngës “Mora fjalë” nga Egli Tako, Albina Kelmendi ka sqaruar qëllimin e reagimit të saj, i cili u keqinterpretua nga një pjesë e publikut.
Në një postim të ri në InstaStory, këngëtarja shprehet:
“Më vjen keq për ata që e kanë keqkuptu reagimin tim. Në vend që me dëgju çka po them, vazhdoni e merrni me veshje e paraqitjen!
Lëshojani zërin videos edhe e kuptoni çka kam dasht me thënë…”.
Albina shpjegon se në videon e shpërndarë ka reaguar ndaj asaj që ka dëgjuar.
“Faqja ku e kam parë këtë video ka qenë kritikuese ndaj veshjes, e unë veç kom reagu ndaj asaj që kam dëgjuar, prandaj kam shkruar: ‘uroj të jetë veç montazh’.”
Megjithatë, ajo nuk heziton të japë mendimin e saj për veshjen e Eglit, duke shtuar:
