Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka sjell ditën e sotme (e hënë) projektin e ri muzikor.
“N’ball të Arbërit” mban titullin kënga, të cilën e solli për nder të Ditës së Flamurit.
Orkestrimi u bë nga Duobass Records me miksim dhe masterizim nga Babajim Studios.
Videoja ndërkohë u realizua nga Publico.
Artistja ka bërë një interpretim të mahnitshëm pasi edhe shquhet për vokalin e veçantë.
Nuk është hera e parë që Albina realizon të tilla këngë, të cilat gjithashtu janë pritur mirë nga publiku.
Të plotë këngën tashmë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Kelmendit.