Sonte (e enjte) po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e ‘Eurovision 2023’.
Shqipëria prezantohet këtë vit nga Albina dhe Familja Kelmendi të cilën kaë përfunduar me sukses interpretimin e këngës së tyre “Duje”.
Mund të votohet nga të gjitha shtetet të cilat janë prezantuar në natën e dytë në gjysmëfinale si dhe nga tri shtetet që janë kualifikuar automatikisht në finale (Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Spanja).
Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësuan Shqipërinë si të zgjedhurit e publikut në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili u mbajt në dhjetor.
Nga 16 shtete sa janë gjithsej në konkurrim, vetëm 10 prej tyre do të marrin biletën për në finalen e madhe e cila do të mbahet të shtunënën në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit.