19 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Albin Kurti ruan Kushtetutën aq sa dhelpra ruan pulat në kotec

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Kur Albin Kurti dhe LVV-ja e tij flasin për rend dhe ligj, Kushtetuta e Republikës së Kosovës ndjen dhimbje koke.

Sepse kjo është e njëjta Kushtetutë që Albin Kurti dikur e sfidonte si “kornizë koloniale”, që e shihte si pengesë për “vullnetin e popullit”, ndërsa Gjykatën Kushtetuese si “vegël të pushtetit”.

Pushteti si i tillë, Albin Kurtin nuk e ka ndryshuar por atij vetëm ia ka përforcuar hipokrizinë.

Dhe kështu, Kushtetuta, që dikur i dukej e huaj, sot është bërë preteksti për të heshtur kundërshtarët, arsyetimi për të bllokuar Kuvendin dhe izoluar vendin.

Të besosh që Albin Kurti është mbrojtës i Kushtetutës është si të besosh që dhelpra ruan pulat nga rreziku, ku në të vërtetë, rreziku është vetë roja.

[Figurativisht*] Dhelpra më në fund është brenda kotecit, në fakt brenda dy kotecëve (qeveri dhe kuvend), jo për të ruajtur pulat, por për t’i renditur ato një nga një sipas menysë, deri në shpenzimin e tyre, deri në zhbërje të republikës dhe demokracisë.

Se çka e ngopë Albin Kurti, e dimë. Vetëm pushteti pa balance dhe kontrolle e ngopë atë. Por, këtu nuk është çështja.
Çështja është: kur do të ngopen qytetarët me mashtrimet, stagnimet, izolimin dhe mospërfilljen?

KUR? EDHE SA?

33x!

Të ngjashme

Të fundit