Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka folur hapur për procesin e krijimit të qeverisë së re, duke thënë se është duke u përpjekur maksimalisht që deri të dielën ta formojë kabinetin “Kurti 3”.
Megjithatë, Kurti ka pranuar se situata nuk është e lehtë dhe se ekziston mundësia e zgjedhjeve të reja, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike. Ai u shpreh se opozita nuk po tregon vullnet për bashkëpunim në krijimin e qeverisë së ardhshme.