3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

“Albin Kurti nuk ekziston në dritën e bashkimit kombëtarë”

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tani i pavarur, Haki Abazi ka folur rreth bashkëmit kombëtarë të proklamuar dikur nga tani kryeministri i vendit Albin Kurti.

Ai ka thënë se sot nuk mundesh me pa Albin Kurtin në dritën e bashkimit kombëtarë, nuk ekziston.

‘’Mendoj se është një siluetë e një njeriu, politikani i cili ka ndërtu kauzë si opozitarë dhe ka dhënë deklarata të forta se do ti ndryshoj barrierat kushtetuese për referendum dhe për tu bë bashkimi kombëtarë’’.

‘’Në vazhdimësi që nga marrja e pushtetit në këtë hapësirë të diskutimit për bashkimin kombëtarë, Albuin Kurti nuk ekziston fare’’, ka thënë Abazi.

Abazi ka thënë se deklarimet e Kurtit tregojnë hipokrizinë e tij politike.

‘’…përdor kauzat kombëtare vetëm atëherë kur i shkon për shtati atij dhe benifitet të tij politik po jo kauzë e cila mbështet realisht mbi vullnetin qytetar’’, ka thënë Abazi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ish deputeti i Kurtit ka kritikuar atë duke thënë se ai merret me popullizma të brendshëm sa i përket bashkimit kombëtarë qoftë edhe tek klubet futbollistike.

Abazi ka thënë se duhet të insistojmë në kthimin e të drejtës për referendum.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit