Shkruan: Besa Ismaili
Sakrifica për Kosovën nuk është as gabim dhe as tradhti – është përgjegjësi.
Por Albin Kurti nuk e kupton këtë.
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e votuan Gjykatën Speciale për të mos lejuar dëmtimin e Kosovës, për ta shpëtuar shtetin nga sanksionet dhe izolimi.
Ata e bënë atë që duhej bërë edhe pse e dinin se çmimi personal do të ishte i lartë.
Ndërkohë, për 842 ditë, Kosova po mbahet nën masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për disa vendime të kota të Albin Kurtit, nga të cilat në fund u zbrapsën vetë.
Sepse egoja e tij u bë më e rëndësishme se shteti.
Vendimet populiste të Kurtit kanë ngordhur por sanksionet ndaj Kosovës janë të gjalla dhe të forta.
Ato nuk mbulohen dot me retorika të shpifura me Edi Ramën.