23.7 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Albin Kurti nga llogaritë cinike ka uzurpuar pushtetin

- Advertisement -

Shkruan: Blerim Canaj

Sot për të 39tën herë u dështua konstituimi i Kuvendit. Dhe pas opinionit të gjykatës kushtetuese, tashmë fajtori është i qartë: Albin Kurti! Jo rastësisht, jo nga mosdija, por nga llogaritë cinike të pushtetit që ka uzurpuar. Sepse një shtet i bllokuar i garanton atij tri gjëra:

Mbahet në pushtet të uzurpuar.
I amniston aferat e mëdha të korrupsionit të njerëzve të tij.
I ruan privilegjet, xhipat e zinj dhe pasurimin në heshtje.

Përndryshe pse do të mbronte me kaq ngulm hajnitë që janë bërë simbol i qeverisjes së tij?
Pse do të refuzonte çdo kompromis, çdo rrugëdalje?
Edhe pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, VV nuk pranoi të zhbllokojë parlamentin. Sepse nuk e njeh as Kushtetutën, as shtetin! Kjo është strategji. Albin Kurti po e zgjat krizën qëllimisht për të ruajtur autoritarizmin, autokracinë. Parlamenti i bllokuar, vendi pa legjislativ, qeveria pa kontroll. Kjo nuk është demokraci. Ky është model drejt diktaturës.

Ndërkohë që Trump përmend Kosovën si pikë të rrezikut në Ballkan, ne jemi pa Kuvend, pa zë, pa përfaqësim. Nëse shpërthen diçka, ne nuk kemi as mekanizma institucional legjitim për t’u mbrojtur.
Dolën politikanë racional që shikojnë përtej vetes – si së fundi rasti i Enver Hoxhajt – që guxuan të ofrojnë zgjidhje, madje edhe me rrezikun e kostos personale politike, por me përgjegjësi shtetërore. Kur edhe pas këtyre ideve, Kurti dhe VV nuk reflektojnë por vazhdojnë ta mbajnë bllokadën,
atëherë është e qartë: ky njeri me pushtet tashmë të uzurpuar nuk do zgjidhje, nuk do drejtësi, nuk do shtet. Do vetëm pushtet absolut. Do pasuri të pakontrolluar. Kjo nuk është më krizë politike, kjo është rrezik për shtetin. Kjo është alarm për të ardhmen. Dhe Kosova nuk ka kohë për ta duruar më gjatë këtë shantazh të pushtetit!

#KosovaEKapur #ShtetiNukEshtePronPrivate #StopBllokadës #ShtrydhjaVV #PopulliIKapur #JoAutoritarizmit #KundërDiktaturës #KthejeniParlamentin #AmnistiPërKorrupsionin #KushtetutaMbiGjithçka #RrezikuNëRritje #VVpoNaShkatërron #KundërKapjesSëShtetit #KompaniNëFaliment #KosovaNëKrize #AlbinBllokuesi

Të ngjashme

Të fundit