Hisen Berisha, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka deklaruar se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qenë “dezertor i luftës”.
Ai në Pressing të T7 tha se emri i tij nuk figuron në listën e luftëtarëve që thotë t’i ketë takuar.
“Sveçla është dezertor i luftës. Kjo tabelë janë luftëtaret e njësisë ku ai thotë që ka taku dhe e ka statusin e veteranit. Njësia Ylli 98/99. Kërkun emri tij nuk figuron. Është dezertor dhe veteran i rrejshëm”, ka thënë ai.
Më tutje, ai thotë se as kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është veteran.
Albin Kurti në Kuvend të Kosovës, thotë njësitë e veçanta të shtabit. E ligji thotë veteran i luftës është qytetari vendas apo i huaj i moblilizuan në shtabe lokale apo të përgjithshëm, që është e mobilizuar me uniformë, nën armë deri në fund të luftës”, ka deklaruar ai.