Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video me të cilën i ka quajtur ish-partitë që kishin qeverisur, apo opozitën e tashme, si dhe sindikatat, shkatërrues të shtetit.
Në anën tjetër presidentja e vendit Vjosa Osmani u ka bërë reklamë autostradave që janë ndërtuara nën qeverisjen e Hashim Thaçit.
Në qershor të këtij viti, Osmani kishte shpërndarë një video nga bukuritë mbresëlënëse të Kosovës të përthekuara në një minutë nga videot e Fitim Sopjanit. Në videon minutëshe anë e kënd Kosovës janë edhe autostradat e ndërtuara nga qeverisjet e kaluara, për të cilat sot Vetëvendosja e Albin Kurtit publikoi një video propaganduese.
Kjo video transmetohet edhe në Radio Televizionin Publik të Kosovës.
Video: KËTU