Albin Kurti është mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara”, ka shkruar Osmani në Facebook.






