Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar deputetëve të Kuvendit nga një dhuratë simbolike për fundvit.
Kurti ka dashur të ëmbëlsoi deputetët me nga një çokollatë dhe nga një zarf urimi për fundvit.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka kthyer prapa dhuratën Kurtit duke thënë se i njëjti nuk iu ka siguruar proteza invalidëve të luftës.
“Albin Kurti i cili rolin e Kryeministrit e ka shëndrru në Babadimër, për një vit rresht u tall me Kuvendin e Kosovës dhe tëntoj të poshtëroj e denigroj deputetet paska zgjedhë që me para të qytetarëve të na dhuroj dhurata për vitin e ri.
Unë nuk mund të pranoj dhurata nga Albin Kurti i cili i la pa protezat invalidet e Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës prandaj sot ja ktheva personalisht dhuraten” shkruan Musliu në reagim.