14.7 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Albin Kurti i lumtur, nënshkruan marrëveshje koalicioni VV-LDK në Vushtrri

- Advertisement -

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, pa autorizimin e partisë, ka nënshkruar marrëveshje për koalicion me kandidatin e VV-së për Kryetar të kësaj komune, Sylejman Meholli, i cili do të përballet në balotazh më 9 nëntor, me Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç merr vesh VOX Kosova, marrëveshja është nënshkruar sot (e hënë) nga kandidati i VV-së për Kryetar të Vushtrrisë, Sylejman Meholli, dhe ai i LDK-së, Xhafer Tahiri.

Por, në bazë të informacioneve që ka VOX-i, ky është një vendim personal i Tahirit dhe jo i degës së LDK-së, pasi që nga LDK kanë thënë se “Kryesia Qendrore e nuk e ka autorizuar dhe nuk e autorizon asnjë koalicion para certifikimit të rezultateve zgjedhore”.

“Çdo veprim individual do të trajtohet në organet më të larta partiake, sipas statutit të LDK-së”, kanë theksuar nga LDK.

Në balotazhin e 9 nëntorit, Meholli i VV-së do të garojë me Ferit Idrizin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor, Idrizi mori 45.33 për qind, apo 13 mijë e 672 vota, ndërsa Meholli 30.77 për qind, apo 9 mijë e 281 vota. Tahiri u rendit i treti me 19.81 për qind, apo 6 mijë e 976 vota.

Të ngjashme

Të fundit