4.1 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Albin Kurti i bindur: Nuk ka krizë ekonomike andaj nuk protestojnë qytetarët, por ka ankesa të opozitës

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë Albin Kurti gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme e cila konsiderohet e jashtëligjshme, tha se në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, dhe se gjatë qeverisjes së tij asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind.

Ai këtu thekson se rritja mesatare ekonomike është 6 për qind e që për këtë arsye sipas tij nuk ka protesta të qytetarëve por vetëm ankesa të opozitës.

“Të nderuar deputetë në Kosovë nuk ka krizë ekonomike në çerekun e dytë sivjet ka qenë 4.58 për qind e bruto produktit vendor. Në këto katër vite sa isha kryeministër e tash edhe kryeministër në detyrë, asnjëherë rritja ekonomike nuk ka qenë nën 4 për qind, rritja mesatare është 6 për qind prandaj dhe nuk ka protesta të qytetarëve por ka vetëm ankesa të opozitarëve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike, po rrezikojmë të kemi krizë sociale nga kriza buxhetore financiare për shkak të keqpërdorimeve të procedurave, le të mos keqpërdorim procedurat, le të jemi në nivel të përgjegjësie si përfaqësues të popullit por edhe zyrtarë të shtetit”, deklaroi mes tjerash.

Të ngjashme

Të fundit