-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Albin Kurti flet për herë të parë për demantimin që iu bë Besnik Bislimit nga zyrtari i KE-së

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për herë të parë pas demantimit që iu bë zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi nga zëvendëssekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e zhvilluar në Strasburg.

Kurti tha se nuk ka qenë të përdorura fjalët e duhura në atë tweet, e për të cilin tha se i vjen shumë keq që takimi më i mirë që ka pasur Bislimi është përfolur për të keq.

“Në qeverisje je tërë kohën aktiv, aq shumë aktiv saqë është e pamundshme të kontrollosh gjithçka. Nganjëherë bëj shaka them se, si kryeministër më duket vetja si nonstop duke shënuar mesazhe, duke marrë vendime, duke lexuar raporte, duke përcjell udhëzime, sikur ai punëtori që punon me hillt, e çan betonin, theksi nuk duhet të jetë të betoni që qahet, por te punëtori që dridhet.

Kur është formuluar ai tweet, nuk kanë qenë fjalët e duhur, ai ka kërkuar falje, e ka bërë korrigjimin, qëllimi ka qenë i mirë, dhe mbi të gjitha ai takim ka qenë shumë i mirë. Më vjen shumë keq që takimi më i mirë që ka pasur zvkryeministri është përfolur për të keq”, tha Kurti në RTK.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit