30.4 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

“Albin Kurti e rren këtë popull, ua ka shpërlarë trunin”, qytetarët të shqetësuar nga mungesa e barnave esenciale (Video)

- Advertisement -

Në repartet spitalore të Kosovës, qytetarët janë duke u përballur me një problem thelbësor.

Mungesën e madhe të barnave, shërbimeve dhe përkujdesjes mjekësore.

Një qytetar, me familjaren e shtrirë në spital, për Kiks Kosovën pohon se përballja me mungesat e ilaçeve është e përditshme.

Brenda ditës, 50 euro, qytetari thotë që u shkojnë medoemos në barna.

E kjo është problematike e mjaft shqetësuese.

Për shumë qytetarë, barra më e madhe e kryesorja janë shpenzimet financiare.

Kjo ngase shpeshherë janë të papërballueshme për familjet me të ardhura të ulëta.

Një nga qytetarët, për gjendjen në të cilën është shëndetësia ka akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë Kurti.

Përveç shqetësimit me mungesën e barnave, në situata emergjente, qytetarët vazhdimisht raportojnë edhe për pritje të gjata për ndërhyrje dhe konsultime mjekësore

Mungesat kryesisht nuk kufizohen vetëm te barnat.

Ato përfshijnë edhe materialet bazë për përkujdesje mjekësore.

Në mungesë të mjeteve të nevojshme e materialeve bazë, sipas qytetarit edhe proceset më të thjeshta si vendosja e kanillës, po rëndohen për pacientët.

Edhe materialet më bazike si penjt por edhe barnat esenciale tejet të lira si ambullat, vazhdojnë të jenë mungesë në Klinikat e spitalit publik, kësisoj qytetarët detyrohen që ato t’i blejnë nga xhepat e tyre.

Përveç mungesës së barnave, para kamerës së Kiks Kosovës, qytetarët raportojnë edhe për keqmenaxhimin e rasteve të vdekjeve në Klinikën e Gastroenterologjisë, ku sipas njërit prej tyre, në dhomë me nënën e tij të hospitalizuar, u la për 2 orë një trup i vdekur.

Përballë mungesës së barnave, një qytetar shpresë të vetme e ka Zotin e lutja e tij e vetme është që të mos ketë nevojë të detyrueshme për të blerë sepse nuk di çfarë do të bëj.

 

Të ngjashme

Të fundit