-4.6 C
New York
Wednesday, February 19, 2025

Buy now

Albin Kurti e kap edhe RTK-në: Bordi e shkarkoi sonte drejtorin derisa ishte në izolim me Covid

- Advertisement -

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka marrë sonte vendim për shkarkimin e drejtorit të televizionit publik Ngadhnjim Kastrati.

Ky i fundit ka reaguar menjëherë pas pranimit të vendimit, derisa tregon se prej disa ditësh ndodhet i izoluar për shkak se është infektuar me virus.

Kastrati ka thënë se vendimi për shkakrkimin e tij u mor nga Bordi i Vetëvendosjes, pasi ai nuk pranoi të largoj nga puna shumë punëtorë, siç i ka kërkuar Bordi i ri.

Reagimi i plotë i Ngadhnjim Kastratit:

Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë nga deputetët e Vetëvendosjes në Kuvend, kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm në Radio Televizionin e Kosovës.

Njoftimin për shkarkim e mora nga shtëpia ku jam prej disa ditësh në izolim si rezultat i infektimit me Covid.

Që nga muaji prill i vitit 2019 kur jam zgjedhur në këtë pozitë, me krenari mburrem që e kam udhëhequr Televizionin Publik, duke ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë publike.

Për këtë periudhë kam arritur që të paguaj mbi 4 mikionë euro borgje të televizionit publik.

Që nga ardhja e anëtarëve të Bordit të ri të qeverisë Kurti, jam ballafaquar me shantazhe e presion të tyre për t’i larguar qindra punëtorë nga puna, në këmbim të vazhdimit të punës sime në këtë pozitë deri në fund të mandatit në prill 2022.

Por unë ju kam thënë qartë anëtarëve politik të këtij Bordi se unë nuk e largoj asnjë shqiptarë nga puna. Ardyeja është e thjeshtë: Ata punënojnë prej shumë vitesh dhe janë të nevojshëm, ndërsa me ato paga mbajnë familjet e tyre.

Para disa ditësh, ky Bord më ka kërkuar që t’ua dërgoj projeksionin buxhetor ku përfshihen edhe vendet e punës dhe jau kam dërguar të detajuara të gjitha dhe nuk kanë pasur asnjë vërejtje. Gjitha projeksionet buxhetore e programore jau kam dërguar pa e larguar asnjë punëtorë nga puna, edhe pse qeveria aktuale për këtë vit e ka zvogëluar buxhetin e RTK-së për 2 milionë euro.

Mbetëshi morë me shëndet!

Të dashur kolegë të RTK-së, miq e bashkëpunëtorë, sapo u njoftova se anëtarët e Bordit të RTK-së të emëruar javë më parë…

Posted by Ngadhnjim Kastrati on Wednesday, January 19, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit