19.7 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Albian Hajdari i bashkohet Kombëtares së Kosovës

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka mirëpritur zyrtarisht mbrojtësin e talentuar të Hoffenheim-it, Albian Hajdari, në radhët e Kombëtares së Kosovës.

“Mirë se vjen, Albian Hajdari! Kosova është më e fortë me ty”, ka shkruar Ademi në një postim, duke e cilësuar ardhjen e tij si një fitim të madh për ekipin kombëtar.

Hajdari, i rritur në futbollin zviceran dhe me karrierë premtuese në Bundesligë, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane. Ai shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin defensiv të Kosovës.

Vendimi i tij për të zgjedhur Kosovën konsiderohet si një rikthim te rrënjët dhe një hap i rëndësishëm për të ardhmen e tij futbollistike me fanellën e kombëtares.

Të ngjashme

Të fundit