10.3 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Albert Krasniqi: Vetëm VV ka shënuar rënie të votave nga diaspora, LDK me rritjen më të madhe

- Advertisement -

Njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi, ka bërë një analizë të rezultateve të votimit jashtë vendit, duke theksuar se krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rënie në numrin e votave.

Sipas Krasniqit, VV ka marrë 28 vota më pak, ndërsa partitë e tjera kanë shënuar rritje. Rritjen më të madhe e ka shënuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 15,748 vota më shumë, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 2,021 vota më shumë dhe koalicioni AAK-NISMA me 746 vota më shumë.

Krasniqi thekson se Vetëvendosje kishte shpresuar që votimi në misionet diplomatike do të rriste përkrahjen nga diaspora, por kjo pritje nuk është realizuar.

Rezultatet përfundimtare pritet të ndikojnë në balancat politike dhe përfaqësimin e partive në institucionet e reja të vendit.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit