2 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Albert Bunjaku, trajner i ri i U19

- Advertisement -

Albert Bunjaku është emëruar trajner i ri i Kombëtares U19 të Kosovës. Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, i cili ishte pjesëmarrës edhe në Kampionatin Botëror 2010 me Kombëtaren A të Zvicrës dhe me karrierë edhe në Bundesligë, do të marrë drejtimin e Dardanëve U19, njofton FFK.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Bunjaku iu përkushtua zanatit të trajnerit, duke ndërtuar karrierë te të rinjtë e FC Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane.

Bunjaku, në shtabin e tij teknik, do ta ketë ndihmëstrajner bashkëlojtarin e dikurshëm te Kombëtarja e Kosovës, Anel Rashkajn, i cili po ashtu ushtron zanatin e trajnerit në ekipin BK Halmstad, në elitën e futbollit suedez.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit