15.3 C
New York
Tuesday, May 6, 2025

Buy now

Albelard Tahiri: PDK nuk i ka dhënë hapësirë Kurtit për letër

- Advertisement -

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur lidhur me ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe raportin me PDK-në.

Ai tha se si parti nuk kanë flirtu dhe nuk i kemi dhënë mundësi kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për kompromis.

“Mendoj që është angazhimi ynë politik gjatë kësaj dekate të fundit ku kemi qëndru ne dhe VV që e bën të pamundur një koalicion, ne kemi qëndru për çështje krejt të tjera, ata për çështje krejt të tjera. Me qeverisjne e PDK-së nuk ka ndodhur asnjë herë ky inflacion, mos rritja e pensioneve, rritje e çmimit të energjisë elektike, ngritja e tatimit në pronë, pagat e njëjta. Qëndrojmë në pozicione të kundërta në mënyrën si e qeverisim vendin dhe si i prezantojmë prioritetet”, tha Tahiri, transmeton Klankosova.tv

Tahiri rikujtoi se si parti kanë kërkuar zbritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke shtuar se e “kanë goditur” edhe në çështjen e pagave.

Të ngjashme

Të fundit