-10.3 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Albanian Post: Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i BIA-s, i njëjti është punësuar në ministri te Liburn Aliu

- Advertisement -

Albanian Post, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Albin Kurti dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, bashkë me Goran Vasiljeviç, i njohur si nacionalist serb dhe i afërm i ish-shefit të Ushtrisë Serbe në kohën e Slobodan Millosheviç-it, Nebojsha Pavkoviç dhe po ashtu famëkeq-it “Kapetan Dragani”, Dragan Vasiljkoviç, i dënuar për krime lufte.

“Sipas burimeve të Albanian Post nga Policia e Kosovës, Vasiljeviç është i dyshuar nga organet e sigurisë në Kosovë si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë së Serbisë, e njohur si “BIA”.” – thuhet në raportimi e tyre.

Vasiljeviç raportohet se është i punësuar në institucionet e Kosovës, konkretisht në ministrinë e udhëhequr nga Liburn Aliu, atë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Për më shumë, lexojeni lajmin duke klikuar KËTU.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit