6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kryeministria jep detaje për takimin e Kurtit me kryetarët e komunave

- Advertisement -

 

Është mbajtur sot, takimi i shtatë i përbashkët, mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Pushtetit Lokal, me qëllim, zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkërendimit ndërinstitucional në shërbim të qytetarëve të Republikës. Ky takim, tema qenësore kishte Regjistrimin e Popullsisë që ka filluar nga dita e sotme si dhe koordinimin mes komunave dhe Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

 

 

 

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Albin Kurti, tha se të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës e nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Duke theksuar nevojën për bashkëpunim mes Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës, ai bëri thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët në një ndërmarrje tejet të rëndësishme institucionale të vendit tonë.

“Angazhimi ynë i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza për vendime të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.” u shpreh kryeministri.

Në këtë regjistrim të popullsisë, për herë të parë, është përfshirë pyetësori i dëmeve në ekonomitë familjare të popullit tonë nga lufta e viteve 1998/1999. Qytetarët, do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruara, si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo periudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998 deri më 12 qershor 1999.

 

 

Kryeministri deklaroi se është thelbësore që të bashkojmë forcat, për qëllimin e përbashkët për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila nuk do të na shërbejë vetëm neve, por edhe brezave që do të vijnë pas nesh.

“Andaj, në frymë të bashkëpunimit, u ftoj që të angazhohemi bashkë për të kontribuar në këto dy procese kaq të rëndësishme për Republikën tonë, për historinë tonë dhe për të ardhmen tonë”, përfundoi kryeministri.

Ndërsa ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pa dyshim jetik për funksionimin e shoqërive duke theksuar se angazhimi i komunave do të ndikojë drejtpërdrejt që ky proces të këtë sukses në secilën pjesë të Republikës.

Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë, tha se mbetet me shpresë që nga ky takim të vendosen hapa konkretë që çojnë drejt grumbullimit të të gjitha materialeve ekzistuese nga komunat e Kosovës në arkivat e institutit, të cilat dëshmojnë këto krime.

Ndërkaq, Avni Kastrati, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka dhënë detaje se si do të rrjedhë ecuria e regjistrimit të popullsisë dhe sfidat që paraqiten, duke kërkuar nga komunat që në ditët në vijim të mbështesin në aspektin logjistik regjistruesit në terren.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit