Artisti i njohur, Alban Skenderaj e ka uruar bashkëshorten e tij, Miriam Canin për ditëlindje.
Ai përmes këtij urimi, i ka premtuar asaj që pas datës 6 qershor, do të bëjnë pushime siç do ajo.
“Ditët që po kalojmë këtë periudhë përfshirë dhe ditën e sotme janë komplet e kundërta e kësaj foto. Ngarkesë, sfida, emocione të mëdha dhe pak orë gjumë. Por, synimi është tepër i madh bashkë me kënaqësinë e lumturinë që vjen pas. Këtë s’mund ta përballoja pa mbështetjen dhe qetësinë që ti më dhuron si në familje ashtu edhe në punë me angazhimin dhe këshillat e tua të përditshme”, ka shkruar Albani.